Kakavijë, sekuestrohen 5 kg mariuanë
Një sasi prej 5 kg mariuanë është sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës ndërsa është arrestuar në flagrancë poseduesi i saj. Sipas policisë droga ishte fshehur nga 29 vjeçari Klement Domeri në gomën rezervë dhe në shasi të makinës së tij.

Sipas policisë i riu kishte lyer pakot me krem dhe parfum për të shmangur zbulimin. Mësohet se 29-vjecari kishte blerë në mëngjes herët drogën në Lazarat, nga ku kishte transportuar dhe një makineri përpunimi droge për ta riparuar në Athinë. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2012, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori