Kakavijë, arrestohen tre trafikantë
Tre shqiptarë të cilët tentuan të ndihmonin nëntë persona të tjerë të kalonin ilegalisht kufirin janë arrestuar në pikën doganore të Kakavijës. Të arrestuarit janë Eltjon Duraj, 33 vjeç nga Fieri, që drejtonte mjetin Benz me targa FR 1879 D; Bardhyl Shkrela 34 vjeç nga Tirana, që drejtonte mjetin Audi me targa AA 620 GZ; Xhelal Koçiaj, 38 vjeç nga Mallakastra, që ishte udhërrëfyesi.

Tre të arrestuarit tentuan të kalonin ilegalisht 9 shtetas kundrejt shumës 500 euro secili. Ndër ata që do të kalonin kufirin, 3 ishin femra. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori