Kakavijë, braktis çantën me 4 kg kanabis, arratiset poseduesi
Mëngjesin e sotëm policia Kufitare e Kakavijes ka sekuestruar 4 kg lëndë të dyshuar kanabis sativa.

Burime nga policia bëjnë më dije se lënda narkotike është gjetur nga punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije në kufirin jeshil, pas vrojtimit me kamer termike ku kanë konstatuar një person që po ecte në drejtim të Piramidës 28.


Personi sapo ka kuptuar se po e ndiqte policia ka braktisur çantën, në të cilën kishte lëndë narkotike dhe është larguar duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer.

Nga kontrollit i çantës u gjeten 3 (tre) pako me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit kanabis, e cila pas peshimit rezultoi me peshë totale rreth 4 kg.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim të narkotikëve”./albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori