Ambasadorja në largim e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tina Kajdanov, ka ritheksuar sot edhe njëherë mbështetjen e Uashingtonit për zhvillimet e ardhshme në Kosovë.“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë edhe në të ardhmen përkrah institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës”, tha ambasadorja Kaidanov, duke e siguruar presidentin, Fatmir Sejdiu, për mbështetjen e fuqishme për Kosovën në procesin e integrimeve euroatlantike.
Shtuar më 03/07/2009,
ora 22:18