Kai Eide shprehet ne raport: Procesi i statusit duhet te filloje, megjithese mbeten shume probleme
Albeu.com
"Ka ardhur koha per hapjen e procesit te statusit te Kosoves", keshtu shprehet ne raportin e tij qe i dorezoi Sekretarit te Pergjithshem Kofi Anan per Kosoven, i derguari i posacem i OKB-se ne Kosove, Kai Eide. Sipas "Zerit te Amerikes" ka qene pikerisht Anan qe i sugjeroi Keshillit te Sigurimit qe te autorizoje bisedimet per statusin perfundimtar te Kosoves. Eide thote se megjithese ne Kosove mbetet ende shume pune per te bere, kushtet jane te pranueshme per te filluar bisedimet per statusin.

Sipas tij asnjehere mund te mos jete momenti i perkryer per bisedimet per kete ceshtje e cila do te vazhdoje te jete shume delikate politikisht, por Eide thekson se nje vleresim i pergjithshem te sjell ne perfundimin se procesi duhet te filloje. Ai paralajmeron se tani qe eshte hyre ne rrugen e shpreses nuk mund te lejohet me nje rikthim tek amullia e meparshme. Ky proces sipas tij hap perspektiven per procesin e statusit.

Persa u takon standardeve, i derguari special ne Kosove vlereson se perparimi nuk ka qene njelloj ne te gjitha drejtimet. " Eshte urgjente qe te shenohet perparim ne zbatimin e metejshem te standardevem nuk ka gjasa qe shtyrja e procesit te statusit te sjelle ne rezultate te metejshme dhe te prekshme". Eide paralajmeron qe te mos hiqet vemendja nga standardet per shkak te statusit. Ai thekson nevojen qe procesi te zhvillohen ne nje kohe kur komuniteti nderkombetar ka ende nje prani te konsiderueshme ne Kosove. Megjithate ai thote se nuk duhen vendosur afate artificiale per percaktimin e tij.

Ne raport Eide vlereson rolin qe ka luajtur deri tani UNMIK-u, por duke theksuar se pesha e rolit te tij tani eshte gjithmone e ne renie. Eide shton faktin se meqe Kosova eshte ne Evrope, Bashkimi Evropian duhet te luaje ne te ardhmen rolin kryesor atje, pasi do te kete ndikimin e duhur dhe mund te ofroje perspektiven e integrimit. Ai e sheh suksesin ne drejtim te kuadrin e konsolidimit te institucioneve, perfshire pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe te drejtesise, si edhe ne nivelet lokale. Eide vendos theksin gjithashtu edhe tek transferimi i kompetencave, por terheq vemendjen se zhvillimi i institucioneve minohet nga nje prirje e forte mes politikaneve per ta konsideruar veten pergjegjes para partive te tyre politike, ne vend qe te ndjehen pergjegjes para publikut te cilit i sherbejne. Ai thote se per kete arsye emerimet shpesh behen mbi bazat e lidhjeve politike dhe klanore dhe jo aftesive. Ne raport thuhet se serbet e Kosoves kane vendosur te mos marrin pjese ne institucionet politike dhe te mbajne struktura. "Shqiptaret nuk kane bere perpjekjet e mjaftueshme per t'i perfshire ata, por mendoj do te ishte ne interesin e serbeve te merrnin rolin e tyre politik".

Persa i takon ekonomise, Eide vlerson ne raport se eshte arritur sukses, por gjithsesi gjendja nuk le vend per shume optimizem, duke qene se papunesia eshte e larte dhe varferia po ashtu. Por ai thekson se fillimi i procesit te statusit do te ndikonte pozitivisht edhe ne permiresimin e gjendjes ekonomike. Por Eide permend edhe problemet me vendosjen e rendit duke theksuar se gjyqesori konsiderohet si institucioni me i dobet. I derguari i posacem thote se pakesimi qe po i behet pranise se gjykatesve dhe prokuroreve nderkombetare eshte i parakohshem dhe duhet rimarre menjehere ne konsiderate.

Po keshtu ai e sheh te zymte gjendjen persa i takon ndertimit te nje shoqerie shume-etnike. Ai sugjeron qe udheheqesit e Kosoves dhe komuniteti nderkombetar te marrin masa urgjente per ta permiresuar kete gjendje. Sipas tij te rregulluar situaten krimet duhet te luftohen me me force, por nga ana tjeter Beogradi duhet te heqe dore nga komentet tensionuese qe mund te ndikojne edhe me shume. VOA
Shtuar më 08/10/2005, ora 18:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori