Kai Aide, emërohet përfaqësues special për vlerësimin e progresit në zbatimin e standardeve
Pëlqej
Albeu.com
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka emruar ambasadorin norvegjez në NATO, Kai Aide, si emisarin e tij për të bërë një rishqyrtim gjithëpërfshirës të gjendjes në Kosovë.Rishqyrtimi do të përbëhet nga konsultimet me palët vendore dhe me komunitetin ndërkombëtar dhe do të paraqes gjendjen dhe kushtet e mundshme për hapat e ardhshëm të procesit. “Përvoja e mëhershme e z.Aide me Kombet e Bashkuara dhe njohuria e thellë e Ballkanit që ka, e bëjnë atë person ideal për këtë orvatje”, tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stefan Dujaric.

Rishqyrtimi do të fokusohet në realitetin aktual politik si dhe në parakushtet formale për fillim të procesit të statusit të ardhshëm bazuar në vazhdimësinë dhe progresin efektiv drejt implementimit të Standardeve për Kosovën, të cilat duhet të arrihen për të krijuar një Kosovë shumetnike, stabile dhe shoqëri demokratike e bazuar në rend dhe ligj, thuhet në kumtesën e OKB-së. radio kosova
Shtuar më 05/06/2005, ora 20:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori