Kafja e fundit për Besmirin, pamje nga atentati ndaj 35 vjeçarit (FOTO & VIDEO)

Ngjarja sot ku mbeti i vdekur Besmir Hida
Mëngjesin e sotëm, qyteti i Lushnjës u zgjua nga breshëri plumbash të cilat i dhanë fund jetës së 35 vjeçarit Besmir Hida.

Besnik Hida është ekzekutuar në momentin kur po pinte një kafe në katin e dytë të një lokali.

Atentati mësohet se ka ndodhur në lagjen “Skënder Libohova”.

Besmiri ishte biznesmen, dhe tregëtonte makina të dorës së dytë. Ai është daja daja i Zamir Latifit i vrarë dy vite më parë në një atentat për të cilën dyshohet se u krye nga Laert Haxhiu.

Latifi është shok me nipin e Aldo Bares, i njohur si ish kapoja i bandës së Lushnjes.

Dyshohet se kjo vrasje ka lidhje me përplasjet e mëparshme midis dy grupeve atyre të Aldo Bares dhe të Laert Haxhiu.

2 autorët ishin të maskuar dhe si pasojë ende nuk janë identifikuar. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Shtuar më 01/10/2019, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori