Kadeli: Rama po e shkatërron PS–në
Ish- deputeti i Partisë Socialiste Gjovalin Kadeli përmes një konference për shtyp sqaroi arsyet të cilat çuan në marrjen e këtij vendimi. “Jam larguar nga Partia Socialiste pasi kreu i saje bllokoi te gjitha aktivitetet e mia politike dhe pse kisha nje kontribut tek kjo force. Keto jane gabime qe Rama ka kryer ne vazhdimësi dhe nuk pendohet per gabimet e vazhdueshme gje e cila do te qoje ne nje deshtim te madh dhe te paimagjinueshem”, vlerësoi ai.

Kadeli thote se Rama s’ po largon eksponentët e Partise Socialiste dhe elektoratin e tij dhe po i zevendeson ata me militante te perkohshem. Duke u shprehur se e njeh mire kryesocialistin, Kadeli ka bindjen se Rama nuk mund te jete kryeminister.

“Kur nje lider krijohet nga turma, eshte serish kjo turme qe e largon serish”, u shpreh Kadeli, duke shtuar se e ka te pamundur ta mendoje Ramen si kryeminister duke e njohur ate nga afer.

“Kam menduar gjithnje se socialistet duhet te kishin nje perfaqsim real dhe dinjitoz ne qarkun e Lezhës,me vjen keq per koleget e mi te cilet jane abandonuar nga Rama, por ne fund te fundit kjo është natyra e këtij te fundit”.
Kadeli falenderon Kryeministrin Berisha qe e ka bere pjese te stafit te tij dhe garanton se ne qarkun e Lezhës ai do te mbështetet nga shume te majte qe ndihen te braktisur nga Rama.
Shtuar më 03/05/2013, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori