Kadeli ia jep përgjigjen Ramës me 23 qershor
“Ju deshën tre ditë per montazhin e kronikes pasi aktiviteti eshte bere më pare. Rama përgjigjen do ta marrë më datë 23 qershor”. Ky ka qenë reagimi i kandidatit për deputet Gjovalin Kadeli ndaj akuzave të kreut të PS-së, Edi Rama i cili një ditë më parë foli me tone të ashpra për deputetin e larguar nga PS tashmë në radhet e demokratëve, Gjovalin Kadeli.

“Dua të shpreh këtu në këtë shesh të gjithë përbuzjen time për një tradhtar si Gjovalin Kadeli, i cili erdhi katër vjet më parë në parlamentin e Shqipërisë me votat e socialistëve dhe progresistëve të Lezhës. Sot katër vjet më vonë u ka kthyer atyre kurrizin duke dhënë votën vetëm për një karrige druri me katër këmbë që është turpi i përhershëm i tij dhe i turpit të tij në këtë qytet” deklaroi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2013, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori