Kadareja nderohet me çmimin "Lerici Pea"
Edicioni i 57-të i çmimit për promovimin e poezisë "Lerici Pea" fitohet nga shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, me motivacionin se poezia e tij ka inkurajuar të privuarit nga liria.

Mediat italiane shkruajnë se ky çmim u fitua nga një njeri me karakter të thellë, katër herë i nominuar për të fituar çmimin NOBEL si dhe anëtar nderi i Akademisë Franceze. Ceremonia do të mbahet më 26 shtator në Villa San Lerici Terenzo Marigola.

Çmimi 'Lerici Pea' ka një traditë të admirueshme në promovimin e kulturës dhe poezisë, duke përfshirë në listën e nderit poetë dhe shkrimtarë të mëdhenj italian dhe të huaj.
Shtuar më 22/09/2010, ora 18:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori