Kadare rrëfen njohjen me Enver Hoxhën: Ishte mediokër
Pëlqej
Në një intervistë për agjensinë rumune “neës.ro”, shkrimtari Ismail Kadare ka treguar mbi marrëdhëniet e tij, me Enver Hoxhën, njohjën e parë dhe çfarë mendonte për të.

Pyetur nëse Enver Hoxha ishte njeri i fuqishëm, ai përgjigjet: “Jo, ai ishte një imazh i krijuar për njerëz të zakonshëm dhe naivë. Për mua ishte një mediokër”.

Gjatë një bisede me gazetaren Magda Gradinaru, shkrimtari ka rrëfyer jetën nën diktaturën komuniste, paralelizmin mes diktaturës komuniste dhe Perandorisë Osmane, legjendat dhe mitet me origjinë europiane, zgjedhjet e një shkrimtari, diktatorin Enver Hoxha, Leninin, Karl Marksin, mërgimin, etj.

“Është një mister i njerëzimit për mua. Hitleri ishte mediokër, Musolini ishte deri diku i aftë, Stalini ishte po ashtu mediokër.

Për Leninin është krijuar një legjendë që ka qenë një gjeni, por unë nuk e besoj. Ai ka shkruar një libër të vogël mbi letërsinë, plot me budallallëqe, duke shfaqur një injorancë totale dhe një naivitet kërcitës.

Kam gjetur atje tri thënie interesante. Ai ka qenë një burrë mizor, që bashkoi mizorinë me pamjen e tij modeste. Madje, unë kam dyshime të mëdha edhe për Karl Marksin”- thotë Kadare, duke shtuar se “Këtu në Perëndim, shumë e konsiderojnë një gjeni.

Po, ku është gjenialiteti i tij? Ku është gjenia, nëse nuk ka asgjë të re në mendimin e tij ekonomik, asgjë kreative?”. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2017, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori