Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Kadare genjen per Nobelin
Pëlqej
Albeu.com
Kështu është shprehur ish-ambasadori shqiptar në Suedi, Bardhyl Kokalari, i cili u akuzua nga shkrimtari i njohur, Ismail Kadare si njeriu që ka kundërshtuar nominimin e tij, për çmimin e rëndësishëm.As nuk më ka shkuar ndër mend e jo ti shkruaj një letër Akademisë së Çmimit Nobel, kundra Kadaresë”. Kështu është shprehur ish-ambasadori shqiptar në Suedi, Bardhyl Kokalari, i cili u akuzua nga shkrimtari i njohur, Ismail Kadare si njeriu që ka kundërshtuar nominimin e tij, për çmimin e rëndësishëm. Kadare nuk ka pranuar të nxjerrë emrin e ish-ambasadorit nga goja e tij ndërkohë, që të afërmit e tij, pohuan se ky është Bardhyl Kokalari, i cili ka qenë ambasador në Suedi gjatë viteve 1992-1995. Deklarata e shkrimtarit Ismail Kadare ka hapur shumë debate edhe midis shkrimtarëve të tjerë. Disa thonë se nuk ka qenë Bardhyl Kokalari, njeriu që ka folur kundra Kadaresë, ndërsa shkrimtarja Natasha Lako, pohon të kundërtën, duke e quajtur veten dëshmitare e këtij skandali.
Aktualisht pinjolli i familjes së njohur gjirokastrite Bardhyl Kokalari, djali i përkthyesit të “Gjeniut” Hamit Kokalari, jeton në Suedi. Mes një bisede telefonike me të, ish-ambasadori na sqaroi variantin e tij, në lidhje me akuzën e Kadaresë, duke mohuar kategorikisht një veprim të tillë.

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare u shpreh gjatë vizitës së tij në Gjirokastër, se ju keni kundërshtuar nominimin e tij për çmimin Nobel në vitin 1994 ndërkohë që ishit ambasadori i Shqipërisë në Suedi?
Kjo është krejtësisht e pavërtetë. Mua as më ka shkuar ndër mend një gjë e tillë e jo më t’i shkruaj letër Akademisë për të kundërshtuar nominimin Kadaresë, për çmimin Nobel. E mbi të gjitha në atë kohë unë kam qenë Ambasador i Shqipërisë në Suedi, çka do të thotë kam qenë në funksion e në mbrojtje të shqiptarëve e jo kundra tyre, e mbi të gjitha kundra një shkrimtari si Kadareja.

E keni lexuar intervistën e Kadaresë nga Gjirokastra?
Tani nga ju po e mësoj sepse nuk e kam lexuar.

Pra ju e mohoni kategorikisht këtë fakt, ndërkohë si ka mundësi që përflitet emri juaj?
Është vërtetë absurde, por po ju sugjeroj diçka. Suedia është një ndër vendet më të lira në botë, ku çdo kush ka mundësi të hapë dokumente, e nëse unë paskam bërë një letër kundra tij, pranë Akademisë së Letërsisë, sigurisht që do jetë e arkivuar dhe gjendet lehtësisht. Akuza mund të hedhë kush të dojë, por në fakt shkrimtari Ismail Kadare a jua tregoi dokumentin që vërteton këtë akuzë gazetarëve? Me sa di unë jo, sepse një gjë e tillë nuk ekziston.

Ju e keni takuar ndonjëherë Ismail Kadarenë?
Nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time dhe realisht nuk e kuptoj implikimin e emri.
(lajm)
Shtuar më 19/11/2008, ora 00:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori