Elbasani “nuk do t’ia dijë” për koronavirusin, merret nusja me pajton (FOTO LAJM)

Koronavirusi shtyu qeverinë të merrte masa të rrepta por ka dhe nga ata të cilët nuk “duan t’ia dinë”.

Një familje në Elbasan duket se nuk e ka respektuar, pasi ka kryer ritualin e dasmës normalisht. Me pajton e pa asnjë masë mbrojtëse, dasmorët shihen të festojnë.

Kujtojmë se sot, numri i të prekurve ka shkuar në 42 ku tre prej tyre janë në trajtim intensiv.


Shtuar 15.03.2020 12:22