Temperaturat deri në 31 gradë sot, por në këto zona priten reshje shiu

Pjesa e parë e ditës në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë-pas herëshme, sipas MeteoAlb.

Por, pas mesditës pritet zhvillim i vranësirave në ekstremin jug-juglindje duke sjellë reshje të pakta shiu.

Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim gradual të motit duke bërë që i gjithë vendi të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 13°C mëngjesi në juglindje deri në 31°C mesdita në zonat qëndrore./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 07:54