Kaczynski: Do ta pengoj hapjen e ambasadës në Prishtinë
Albeu.com
Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski ka deklaruar se do ta pengojë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Polonisë dhe Kosovës në nivel të ambasadorëve.Presidenti polak sërish ka kundërshtuar njohjen e Kosovës nga Polonia – vendim të cilin e kishte marrë qeveria e këtij vendi, më 26 shkurt të këtij viti.

“Kurrë nuk e kam fshehur faktin se konsideroj se ky ishte një gabim. Sidoqoftë, vendimi i qeverisë është valid, mirëpo edhe unë kam kompetenca të mia dhe e them prerazi – nuk do ta nënshkruajë emërimin e ambasadorit në Kosovë”, ka thënë Kaczynski në New York, njofton B92.

Sidoqoftë, edhe qeveria e këtij vendi - duke e ditur qëndrimin e presidentit – atëbotë, me rastin e njohjes së Kosovës, kishte bërë të ditur se për momentin nuk planifikon hapjen e ambasadës në Prishtinë – por është shpjeguar se punët konsulare mund të kryhen në ambasadat më të afërta të Polonisë në shtetet fqinje të Kosovës. (Telegrafi)
Shtuar më 25/09/2008, ora 20:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori