"Dikur kishte lek e kaçurrela": Me emrin e ndryshuar dhe i dënuar, kush e fshehu të kaluarën e Kristaqit
Nga Telnis Skuqi

“Sikur “kaçurreli”, njëkohësisht kryetari i Partisë Emigracioni Shqiptar, aktualisht deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, i renditur në listën e qarkut të Tiranës me numër rendor 45, të mos ishte bërë viral në rrjetet sociale me deklaratën e tij «“femrat rrinin me të pinin më shumë uiski sesa ujë”, ai do të vazhdonte të quhej Kostaq Papa, jo Arben Hasanaj.

Në formularin e vetëdaklarimit të tij, dt. 26 Maj 2017, të firosur dhe të vetëdorëzuar me dorën e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deputeti Papa rezulton i krejtësisht i pastërt.

Shtatë nga tetë pyetjes, ai i është përgjigjur «JO».

Po sipas formulait të vetdeklarimit të tij, ai rezulton i pastërt penalisht, i padënuar me vendim të formës së prerë, kurrë nuk është marrë penalisht, shkurt «kristal».

Por, dy vite më pas (2019), deputeti Papa (Arben Hasanaj) iu rikthye kujtesa për të kaluar penale.

Në formularin e dekriminalizimit, ai ka shënuar dënimin e tij penal në vitin 2006 për «Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike», duke u dënuar me vendim të formës së prerë me gjobën 50 mijë lekë.

Njëkohësisht ai rezulton si person i marrë në hetim penal, por ka fituar pafajësinë në Gjykatën e Apelit Durrës.

Lidhur me këto ndryshime të papritura në formularin e vetdeklarimit të dekriminalizimit, KQZ ka marrë në shqyrtim çështjen e tij nr. 254, dt. 8 Maj 2019, me pjesëmarrjen e pesë anëtarëve të komisioni.

Objekti i shqyrtimit ka qenë «Dhënia e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin evakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të z. Sali Ram Berisha».

Sipas vendimit të KQZ, me shkresën nr. 2598 prot., dt. 30 prill 2019, Kostaq Thanas Papa, është njoftuar përdorëzimin e formularit të vetëdeklarimit sipas kërkesave të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ ka vërejtur ndryshimin e emrit nga “Kostandin” në “Kostaq”, si dhe ndryshimin e vetdeklarimit të tij brenda dy viteve.

Për këtë arsye, KQZ ka kërkuar informacion tek Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC), njëkohësisht këtë kërkesë e ka bërë edhe Partia Demokratike, por ndërsa kjo forcë politike ishte një hap përpara dhe e ka informuar KQZ për ndryshime në gjeneralitet të ditëlindjen nga “26.08.1963” në “25.08.1963”, çuditërisht DPGJC ende sot e kësaj dite nuk i ka kthyer përgjigje zyrtare KQZ-së.

Pavarësisht mungesës së informacionit zyrtar mbi të kalurën e tij, katër nga pesë anëtarët e KQZ-së vendosën t’i japin mandatin e deputetit, Kostaq Papa.

Por pse gjithë ky «investim» për të fshehur të kaluarën e deputetit të «opozitës», pavarësisht se ai është vetdeklaruar i pastër nga veprat penale.

Për këtë na vjen në ndihmë Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me nr. vendimin 265, dt. 16 nëntor 2016, që shqyrton çështjen civile nr. 11243-02403-002012, ku palë kërkuese janë Zyra e Gjendjes Civile Shkodër (ZGJCSH) dhe Kostaq Papa me objekt «Pasaktësinë e aktit të lindjes. Vërtetimin e faktit juridik të lindjes me datë 14.05.1965 në Delvinë të Rrethit Sarandë».

Sipas vendimit të Kolegjit Civil, Gjykata e Lartë e ka rrëzuar kërkesën e tij pasi ka disktuar kërkesën e tij.

Në këtë gjykim kërkuesi Kostaq Papa ka pretenduar se babai i tij ka qenë oficer aktiv qysh në vitin 1961. Babai i tij ka lëvizur për shkak të profesionit nga Përmeti në Sarandë në vitin 1962 dhe më pas nga 1968 ka lëvizur me gjithë familjen në Shkodër.

«Në kohën e lindjes së kërkuesit Kostaq Papa, babai i tij Dule Hasani është transferuar nga Delvina në Shkodër pa e regjistruar të birin e tij të porsalindur në Zyrën e Gjendje Civile Delvine.

Në vitin 1968, kohë në të cilën ka ardhur në Shkodër me shërbim, e ka regjistruar në Zyra e Gjedjes Civile Shkodër me datëlindje 30.06.1968. Pra e ka regjistruar afro tre vite me të vogël, ndërsa kërkuesi ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin e tij me vendimin nr.28, datë 15 mars 1999, të Këshillit Bashkiak Shkodër, nga Arbën Hasani në Kostaq Papa», shkruhet e zeza mbi të bardhë në shqyrtimin e çështjes civile.

Njëkohësisht po në këtë shqyrtim provohet se kërkuesi Kostaq Papa (Arben Hasanaj) ka paraqitur edhe disa dokumenta si provë shkresore.

«Sipas një dokumenti për vërtetimin e letërnjoftimit nga Komisariati i Policisë Larisa Greqi, kërkuesi Kostaq Papa si emigrant në Greqi është regjistruar me datëlindjen e tij të saktë14.05.1965 me vendlindje Delvinë», nënvizon vendimi.

Pavarësisht paraqitjes së provave shkresore, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e ka rrëzuar kërkesën e e Zyrës së Gjendjes Civile Shkodër, për rishikimin e vendimit nr.1119, datë 02.07.2003, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për shkak të paraqitjes së kërkesës jashtë afatit 30 ditorë, duke detyruar të bëjë ndryshimet në aktin e lindjes së kërkuesit Kostaq Papa për sa i përket datëlindjes dhe vendlindjes së tij.

Ndërsa gjyqtari Aleksandër Muskaj, i cili votoi kundër mendimit të shumicës nxjerr në dritë problematikën penale të deputetit të «Opozitës së Re», Kristaq Papa (Arben Hasanaj).

Sipas Muskaj, kërkuesi i ka paraqitur gjykatës vendimin penal Nr.311, datë 17.11.2009, të Gjykatës së Apelit Shkodër, në të cilin është vendosur deklarimi fajtor i të pandehurit Kostaq Papa (Arben Hasanaj) për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të pasaportës.

«Në këtë vendim, në pjesën urdhëruese është disponuar për asgjësimin e pasaportës, ndërkohë që, për falsifikimin e dokumenteve të cilat janë përdorur gjatë procesit civil janë përmendur si të falsifikuara vetëm gjatë pjesës arsyetuese të këtij vendimi penal», thekson Muskaj”.
Shtuar më 08/03/2020, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori