Kacin: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus
Jelko Kacin
Numri dy i delegacionit në Parlamentin Europian për Europën Juglindore, Jelko Kacin i bëri apel klasës politike shqiptare që të zgjedhë me konsensus Presidentit e ri të Republikës.

Sipas tij, në rast se kjo do të ndodhë atëhere mesazhi që Tirana do t’i përcillte Brukselit do të jetë sipas tij domethënës në vendimin që BE duhet të marrë për çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë.

Presidenti i ardhshem i Shqipërisë duhet të zgjidhet me konsensus dhe kjo jo vetëm për shkak të gjetjes së një personaliteti. Mesazhet për proces konsensual do të ishin shumë domethënëse për shqiptarët dhe ndërkombetarët”, u shpreh Kacin në një intervistë për “Albanian Screen”. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2012, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori