Kacin përshëndet heqjen e vizave Shqipërisë e Bosnjës
Pëlqej
Jelko Kacin
Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit evropian për Evropën juglindore, Jelko Kacin, e ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës prej 15 dhjetorit.

Kacin theksoi se heqja e vizave u garanton lirinë e lëvizjes qytetarëve të Shqipërisë dhe BeH, si dhe ofron mundësi të pashfrytëzuara deri më tani për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre shteteve dhe BE-së.

Kacin tha se dy qeveritë duhet ta shfrytëzojnë këtë moment pozitiv dhe t'i forcojnë përpjekjet e tyre operative për integrime evropiane, që për Bosnjë e Hercegovinën nënkupton formimin e qeverisë dhe parlamentit.
Shtuar më 08/11/2010, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori