Kacin: Mali i Zi para Maqedonise ne BE
Albeu.com
Eurodeputeti slloven Jelko Kacin ka paralajmëruar Maqedoninë se, nëse nuk zgjidh çështjen e emrit do të mbetet pas Malit të Zi në nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE.
“Nëse Maqedonia nuk është në gjëndje të arrijë një kompromis për kontestin e emrit, atëherë Mali i Zi është vendi që do të mund të fillonte negociatat e anëtarësimit”, ka deklaruar Kacin. Vitin e kaluar Komisioni Evropian rekomandoi fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë, por KiE ende nuk ka caktuar një datë për nisjen e tyre për shkak të vetos greke.
Shtuar më 19/07/2010, ora 18:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori