Kryeministri Edi
Rama pritet të mbyllë në ditët në vijim marrëveshjet me aleatët e tjerë. Së shpejti do të emërohet pjesa e dytë e zëvendësministrave dhe drejtuesve të disa agjencive të mbetura dhe në këtë fazë pritet të ndahet mes aleatëve tradicionalë, si partive të Milos, Gjinushit, Koçit dhe kristiandemokratëve të Bushatit dhe Frrokut.
Një foto e publikuar mbrëmë nga
kryeministri Edi
Rama bashkë me zëvendësministrat e
rinj, ka zbuluar edhe disa emra të
rinj që do jenë pjesë e
kabinetit të tij. Ervin Mete, kryetar i G99 dhe Erion Luçi, ish-drejtor i Departamentit të Kërkimit në Bankën e Shqipërisë, emërohen dy zëvendësministrat e Financave. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013,
ora 11:28