Fevziu flet për dashurinë e jetës: U dashuruam me shikim të parë, por u deshen 11 vite ta takoja

Moderatori Blendi Fevziu së fundmi ka vendosur të tregojë disa “sekrete” të familjes së tij.

Ai ka qenë pjesë e një interviste për revistën ”Class”, ku i është përgjigjur ‘100 pyetjeve’ të ndryshme mbi profesionin e tij si gazetar, por nuk kanë munguar edhe pyetjet për jetën e tij private. Blendi flet për herë të parë ka rrëfyer diçka më shumë për bashkëshorten e tij, Inesin si dhe dy vajzat e tyre.

Historia e tyre e dashurisë, rezultoi një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.

“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar ai.


Shtuar 1.07.2020 17:21