Ka tymosur gjëra të gabuara! Reporteri i "Bild" i përgjigjet Gjylametit
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, doli sot në një deklaratë për shtyp nga selia e partisë, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të opozitës, se ka paguar para, për artikuj në media të huaja. Konkretisht, Gjylameti i referohej një artikulli të Bild, shkruar nga reporteri kryesor i politikës, Peter Tiede.

Gjylameti tha ndër të tjera se “Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë“.

Autori i shkrimit, Peter Tiede, i kontaktuar nga TPZ.al, u shpreh se deklarata e Gjylametit mbështetet në teori konspirative dhe sulme personale dhe se aludimi se ai ka marrë para është thjesht një çmenduri.

“Ajo sigurisht bën të njëjtin gabim që bëjnë ‘politikanë’ të tillë: ata vendosin vetë që të tjerët e kanë gabim. Shpresoj, për të mirën e saj, që ky të mos jetë rasti dhe që thjesht të ketë tymosur gjëra të gabuara, siç themi ne në Gjermani. Ka shumë nga këto “gjëra të gabuara”. Më vjen keq që zonjës i janë shteruar argumentat që në fjalinë e parë – dhe se i duhet të mbështetet në teori konsipirative dhe sulme personale. Aludimi se unë kam pranuar para, është thjesht një çmenduri”, u shpreh Peter Tiede.

Në shkrimin e prestigjiozes gjermane, thuhej se Shqipëria është shembulli kryesor, i një vendi kaotik në duar gangsterësh. Në shkrim gjithashtu përmendej edhe një bisedë e kryeministrit Rama, në dosjen 184.
Shtuar më 15/05/2019, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori