Ka të lënduar, taksia me 7 persona del nga rruga dhe përfundon në kanal
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Borizanës.

Një taksi me 6 emigrantë të paligjshëm sirianë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Policia ka ndaluar 6 sirianë, njëri prej tyre është dërguar në spital.

Gjithashtu u ndalua edhe shoferi i taksisë që po transportonte sirianët drejt veriut, me destinacion vendet e BE-së.

5 emigrantët e tjerë sirianë dhe drejtuesi i taksisë janë në gjendje të mirë shëndetësore duke mos u dëmtuar nga aksidenti.


Ata janë ndaluar nga policia dhe janë shoqëruar në rajonin e policisë së Fushë Krujës.
Shtuar më 22/09/2020, ora 23:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori