"Ka qenë oficer Policie", flet miku i 60 vjeçarit që u hodh nga Sanatoriumi
Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë ku një 60 vjecar është vetëhedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar si Leonard Skabona nga Rrësheni, 60-vjeç, i cili kishte 10 ditë i shtruar në terapi intensive.

Një prej të njohurve të tij, ka zbuluar faktin se Skabona jetonte i vetëm, pas divorcit më bashkëshorten e tij, ndërkohë që ka punuar si oficer Policie në vitit 90, nga ku më pas është larguar.

“E kam njohur rreth viteve 97-98, ka qenë një periudhë kohe oficer Policie, ka qenë një burrë me sjellje shumë korrekte, shumë normale. Nuk e di se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj ngjarje, po di që pasi është larguar nga puna, dhe më pas është divorcuar me bashkëshorten. Këto kohët e fundit ka jetuar vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët kanë ikur në Greqi”, shprehet i njohuri i Skabonës.

Ky është rasti i pestë zyrtar tragjik në vendin tonë ku pacientët me Covid-19 i kanë dhenë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkonet e spitaleve.

Rasti i fundit ishte i një 69-vjeçari nga Fieri, i cili u hodh nga ballkoni i spitalit Infektiv, ku më pas ndërroi jetë. Po ashtu vetëm pak javë më parë një 52-vjeçar i prekur nga kronavirusi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e dhomës ku po trajtohej ne spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.

Viktima u identifikua si Preng Gjonaj me origjinë nga Tropoja, por me banim në Tiranë dhe prej një jave ishte i shtruar në këtë spital. Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali.

Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme.

Shtuar më 30/11/2020, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori