Zelenskyy bën lëvizjen e rradhës, shkarkon krerët e shërbimeve sekrete

Ditën e djeshme Lideri i Ukrainës Volodymir Zelenskyy ka shkarkuarkrerët e shërbimeve sekrete në zona strategjike si vetë kryeqyteti, në rastin e Serhiy Zayats dhe Ternopil në rastin e Yuriy Boreichuk, shkruan The Guardian.

Serhiy Zayats u shkarkua nga posti i kreut të drejtorisë kryesore të SBU(Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës)në rajonin e Kievit. Yuriy Boreichuk u shkarkua nga posti i kreut të drejtorisë kryesore të SBU në rajonin Ternopil.

Rikujtojmë se muajin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelenky firmosi shkarkimin e bujshëm të dy zyrtarëve të lartë dhe strategjikë, deri atëherë të cilësuar si besnikët e tij. Bëhet fjalë për prokuroren e përgjithshme Iryna Venediktova dhe kreun e shërbimeve sekrete (Sbu) Ivan Bakanov, të akuzuar për një kontroll të pamjaftueshëm të institucioneve që drejtonin, ku sipas presidencës po vepronin dhjetëra, ndoshta qindra “tradhtarë” që sipas akuzës ndihmonin planet e Moskës.

Kievi ka frikë se disa nga këto elementë veprojnë ende në fshehtësi në administratën ukrainase./albeu.com