Feston sot ditëlindjen, emocionon Mevlan Shanaj: U zgjova që në 5 të mëngjesit dhe kujtova fjalët e nënës (FOTO LAJM)

Regjisori dhe aktori i madh Mevlan Shanaj feston sot 78-vjetorin e lindjes.

Ai ka postuar një foto me të shoqen me këtë rast, ndërsa kujton fjalët e nënës, duke u shprehur se këto porosi nuk i ka shkelur kurrë gjatë gjithë jetës së tij.

“Më vijnë në ment herë pas here fjalët e nënës. “Mos ja kërko tjetrit atë që nuk e do për vete”, ” Bëje të mirën, hidhe në det”, ” Çdo njeri e ka një nënë, ajo e di çështë dhimbja”. Në mënyrë instiktive gjatë gjithë jetës, këto porosi nuk i kam shkelur!Do isha i lumtur, të lija një vragë në mendjen e pasardhësve të mi! I bindur se do jetë pasuria më e çmuar që do tu le dhe kur ata të jenë në moshën time, të kujtojnë se çfarë dëshire kisha të trashëgonin! E shkrova sot nga Mali i Tomorrit në orën 5.00 të mëngjezit(-15), për të kujtuar orën 5.00 të 1945 që qava kur erdha në këtë botë! ( foto nga Perla e Tomorrit)”, shkruan Shanaj.

Mevlan Shanaj është artisti shumë dimensional, një figurë e mirënjohur e kinematografisë shqiptare, të cilin ndër vite e kemi parë të japë kontributin e tij artistik në kinema dhe televizion, si aktor, regjisor, skenarist dhe producent të projekteve artistike.