Ka hipur majë vincit, kërcënon se do të hidhet
Një ngjarje aspak e zakontë po ndodh në Tiranë.

Ish-i përndjekuri politik Xhemal Zhura ka hipur në një vinc afër Gjykatës së Lartë në Tiranë dhe thotë se do të hidhet që nga ajo lartësi.

Zhura shprehet se do të vetëflijohet, për shkak se qeveria nuk i ka dhënë paratë e dëmshpërblimit për vitet që ka qëndruar në burg.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po tenton negociatat me qëllim që Zhura të zbresë nga vinci.

Pas negiciatave, Xhemal Zhura ka zbritur nga vinci, pasi qëndroi aty për 60 minuta.

Xhemal Zhura është babai i dy fëmijëve.

Ai ka qenë pjesë e grevës së urisë edhe më 2012, kur kur Lirak Bejko u vetëdogj me benzinë dhe më pas ndërroi jetë. /Albeu.com/

Shtuar më 10/11/2015, ora 19:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori