Ka edhe një shans! Lajm i mirë për ata që u zhgënjyen nga Lotaria Amerikane
Pëlqej
Rreth kësaj teme:

Një numër shumë i madh shqiptarësh aplikuan për lotarinë Amerikane duke shkaktuar dhe shumë zhgënjim pas daljes së përgjigjeve.

Ambasada Amerikane sot ka dhënë një lajm shumë të mirë dhe shpresëdhënës në lidhje me lotarinë.

Ambasada shkruan se mund të jeni fitues deri në datën 30 shtator, ndaj mos e humbni shpresën.

Pyetja: Përshëndetje! #pyetannën Do të doja të dija nëse konkretisht ka pasur raste që njerëz të tjerë e kanë fituar lotarinë pas ditës së parë të publikimt dhe a mund të ndodh edhe këtë herë e njëjta gjë, që ne mund të fitojme në mujat apo ditët në vijim. Shumë faleminderit! do të doja një përgjigje sa më konkrete.

Pergjigja: Tek udhëzimet e lotarisë, citohet që ju duhet ta kontrolloni statusin tuaj nga 15 maji 2018 deri më 30 shtator 2019.

Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2019, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.

Nëse rezultoni të përzgjedhur, ju duhet të vazhdoni me plotësimin e formularit DS-260.

Pyetje: Më falni që po ua bëj përsëri pyetjen a ka ndodhur më parë të fitoj dikush pas ditës së parë të aplikmit??

Pergjigje: Ka ndodhur para dy vitesh. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2018, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori