Ka dhënë dorëheqjen? Xhafaj nuk shkon sot në ministri
Pozita e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk është aspak e lehte.

Ndërkohë që opozita kërkon me ngulm dorëheqjen dhe vëllai i tij, Agron Xhafaj ka paditur demokratët, Xhafaj është "zhdukur". Ditën e sotme ai nuk është paraqitur në zyrë si rregullisht.

Kjo ngre dyshimet e një dorëheqje të mundshme të ministrit Xhafaj.

Burime pranë ministrisë bëjnë me dije se deri në orën 10.20 minuta, në ministri është parë të hyjë vetëm një prej zv.ministrave, Julian Hodaj.

Gjatë mbrëmjes së djeshme u shtuan zërat se Xhafaj i ka paraqitur kryeministrit Rama dorëheqjen, por kjo ende nuk është komentuar dhe zyrtarizuar nga ministri. /albeu.com/



Shtuar më 15/05/2018, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori