Balla pas takimit me Mediun: Kemi marrë propozime me vlerë për figurën e presidentit të ri

Kreu i Grupi të PS Taulant Balla, pas takimit me Fatmir Mediun ku folën për presidentin e ri, tha se u diskutua për një figurë konsensuale.

“Kalendari i takimeve për presidentin e ri të Republikës ka përfshirë sot një takim me shoqërinë civilë që u përcoll sot. Kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit dhe kemi marrë propozime me vlerë që lidhen me figurën e presidentit të ri për të filluar të ndërtojmë kriteret për përzgjedhjen e kandidatit”, tha Balla.

Gjithashtu ai theksoi se data 4 dhe 6 maj u propozua për konferencën e kryetarëve.