Juristet serbe: Modeli i propozuar per Kosoven nuk eshte pare askund ne bote
Albeu.com
Juristet serbet duke komentuar formulen e Beogradit "me shume se autonomi, me pak se pavaresi", sipas se ciles Serbia do te ruante sovranitetin, kurse Kosova do te kishte pushtetin legjislativ e gjyqesor, shprehen se nje model i tille nuk eshte pare askund ne bote.Kryetari i Gjykates Kushtetuese te Serbise Slobodan Vukcevic thote se zgjidhjen qe e ka ofruar Sanda Rashkovic Ivic, eshte jashte cdo standardi te njohur ne historine e shteteve. "Ky eshte nje formulim mjaft ekstrem i imponuar me zhvillimin faktik te situates", vlereson ai.

Nderkaq Stefan Lilic, profesor i Fakultetit Juridik ne Beograd thote se zgjidhja e statutusit te Kosoves eshte ceshtje politike e jo juridike. Sipas tij, eshte veshtire te kuptohet konstruksioni qe Serbia te kete sovranitetin nominal mbi Kosoven, kurse Kosova tere pushtetin. "Kjo s'eshte persiatje reale. Perse dikush do te pranonte te mbetet ne kuader te Serbise, ndersa e ka mevetesine?", pyet Lilic. Profesori i se drejtes nderkombetare Vojin Dimitrijevic konsideron se e vetmja zjidhje e cila do te perputhej ne propozimin e Sanda Rashkovicit, eshte qe Kosova te jete njesi federale.

"Kjo do te ishte ruajtje e sovranitetit te jashtem. Serbia ne emer te Kosoves do te kryente punet e jashtme, kurse Kosova nuk do te kerkonte perfaqesite e saj diplomatike dhe valuten. Nuk do te mund te ratifikonte marreveshje nderkombetare, por do te nxirrte ligje dhe do te organizonte administraten. Por veshtire se mund te flitet per sovranitetin e Serbise nese Kosova do te kishte gjykaten e saj supreme", thote Dimitrijevic. QIK
Shtuar më 29/09/2005, ora 18:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori