VIDEO/ I droguar dhe me “shpatë” me vete, sirena e aksion në mes të Tiranës: Kë kapi policia

Policia arrestoi mbrëmë një person të rrezikshëm që udhëtonte me shpejtësi në rrugët të kryeqytetit, ndërsa u konstatua se mbante një thikë të madhe në formë shpate me vete. Pas verifikimeve, u vërtetua se personi në fjalë drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike.

“Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke mosrregulluar shpejtësinë në qendra të banuara, dhe pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se shtetasi drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, dhe një mjet prerës thikë”, njofton policia. /albeu.com


Shtuar 19.08.2023 12:12