Juli Deda sulmon Hervin Çulin: O palaço, ti nuk mund të flasësh për Robert Ndrenikën

Aktori i njohur Julian Deda ka replikuar ditën e sotme ndaj drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.

Ky i fundit me një status në Facebook, shprehur racizmin dhe paragjykimin e tij ndaj aktorit Besmir Haliti i cili foli në protestën e opozitës.

Statusi i Julian Deda në Faebook:

SKANDAL

Drejtori i Teatrit Kombëtar ka nxjerrë në pah racizmin dhe palaçollëkut e tij personal, duke treguar edhe një herë servilizmin e tij në shkallë sipërore dhe duke shkelur kështu mbi koleget dhe parimet profesionale.

1. Hervin Çuli është treguar i pamoralshëm duke ironizuar protestën e opozitës, gjë të cilën ai e bënte vetë dikur, deri sa u bë urë dhe e mori atë copë magazinë.

2. Hervin Çuli është treguar racist. Ai ka përçmuar profesionalisht aktorin, që shprehu mendimin e tij në protestë, por kjo nuk është më e keqja. Më e rënda është se ky drejtor, flet me një përbuzje të dukshme për qytetin të Fushe Krujës, vend nga i cili është edhe prejardhja e aktorit, duke përçmuar çdo qytetar që jeton në atë zonë, që sipas mendimit të tij qenkan injorante dhe s'merrkan vesh.

3. Hervin Çuli është treguar një palaço i vërtetë duke vënë në diskutim nivelin profesional dhe njerëzor të prof. Robert Ndrenikës. Turp i madh.

P.S. Nuk pres ndonjë reagim nga aktorët/regjisorët servilë, që i lëpihen lëpiresit 24/7, por nga ata artistë që i ka mbetur sado pak shtyllë kurrizore e pacenuar, pres që ta dënojnë këtë individ, i cili nuk përfaqëson askënd përveç vetes së tij dhe sistemit ku ai operon./Albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 20:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori