Jul Deda kërkon arrestimin urgjent të Veliaj, Ahmetajt e Majkos, arsyeja lidhet me Ramën (FOTO LAJM)

Arrestimi i një gruaje në Tiranë për shkak se ka qeshur me zë të lartë gjatë fjalës së kryeministrit Rama, ka shkaktuar kritika të ashpra.

Julian Deda, aktori i njohur i humorit, ka përzgjedhur sot disa foto interesante dhe ka kërkuar publikisht arrestimin e dy ministrave dhe Veliaj.

Lidhur me fotot ai kërkon arrestimin e dy ministrave, Arben Ahmetajt dhe Pandeli Majkos, si dhe të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Julian Deda teksa ka publikuar fotot, thotë se ata kanë qeshur prapr krahëve të shefit pa lejen e tij dhe me ironi.

"Të arrestohen urgjent Erion Fiku, Ben Tigri dhe Pand Gropa, kanë qeshur prapa krahëve të shefit…!," – u shpreh Julian Deda, kuptohet me nota humori.
Shtuar më 29/10/2020, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori