Jul Deda me tone të ashpra Veliajt: I pashpirt, kur shisje fiq s'të ngacmonin (VIDEO)
Nuk është hera e parë që dëgjojmë se policia bashkiake sekuestron mallin e fshatarëve që shesin nëpër rrugë për të fituar para për bukën e gojës.

Duket se një rast i tillë ka revoltuar dhe aktorin e humorit Jul Deda i cili i drejtohet pikërisht kryetarit të bashkisë Erjon Veliajt:

"O Erion Veliaj pse je kaq shpirt mo burr, si i ke nxjer çerrat e bashk per te sekusedtuar banane, ai për ato banane del gjithë ditën, t'i shesi të fitoj pak gjë sa për të mbajt shpirtin gjallë. Ti del i ve nën presion, i sekuestron bananet. Po a ke turp, po ça do bëj ai, ka 4 muaj në karantinë, si do haj bukë, diku do fitoj, të vdesin për bukë?

Nuk janë të gjithë si ti që ke bërë miliarda, por kur shisje vetë fiq të ngacmonte njeri? Na trego kujt i shërben? Shko kap atë që është për të kap, po pate këllqe t'i kapësh", ishin këto disa nga reagimet e ashpra dhe jo të rralla të Jul Dedës./albeu.com/
Shtuar më 27/05/2020, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori