Hidhet nga kati i katërt i banesës 17-vjeçarja në Vlorë, niset drejt spitalit të Traumës

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë, ku një 17 vjeçare është hedhur nga kati i katërt i shtëpisë së pushimit.

Policia bën me dije se ajo është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në spitalin e Traumës.

“Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme./albeu.com