Ju të varurit nga celulari, hapni sytë mos ju shtypin makinat
Pëlqej
Përdorimi i mjeteve teknologjike në rrugë, rrezikon seriozisht jetën e këmbësorëve por dhe drejtuesve të mjeteve. Për këtë Policia e Shtetit i kërkon përdoruesve të telefonëve të kenë kujdes kur përdorin telefonat në ecje.

“Teknologjia ka të mirat dhe të metat e saj. Një e metë është fakti që njerëzit krijojnë varësi dhe harrojnë të kujdesen për veten! Përdorimi i mjeteve teknologjike në rrugë, rrezikon seriozisht jetën tuaj si këmbësorë dhe drejtues mjeti ! Mos u ktheni në burim aksidenti!” thuhet në njoftimin e Komisariatit nr.2 të Tiranës, i cili publikon edhe një karikaturë në faqen e internetit. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori