Shtyhet vlefshmëria e pasaportave, deri kur mund të përdoren të skaduarat
Nëse pasaporta juaj skadon brenda 2020">2020, ju bëjmë me dije se afati i vlefshmërisë do të zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020">2020.

Ka qenë Këshilli i Ministrave që ka marrë ditën e djeshme këtë vendim përmes një akti normativ.

AKT NORMATIV PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 2

Në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, pas nenit 14/2 shtohet neni 14/3, me këtë përmbajtje:

Neni 14/3
Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020">2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020">2020.”.

Shtuar më 04/06/2020, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori