"Ju kam dh.. mu në patriotizëm, do t'i flas femijëve greqisht...", emigranti acarohet me infermierën

Pëlqej
Një ditë më parë, një infermiere shqiptare e punësuar në Gjermani shkruajti në redaksinë e Albeu.com duke ngritur problematikën e prindërve që u flisnin fëmijëve në gjuhë të huaj, në rastin konkret, greqisht.

Ndër të tjera ajo shpjegonte se e kishte ofenduar një nënë shqiptare që kishte shkuar për kurim në klinikën ku ajo punonte duke pasi e dëgjuar teksa fliste greqisht me të birin duke thënë se ishte penduar për veprimin e saj.

Mesazhi i infermieres ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, por një emigrant me banim ne Athinë ka shkruajtur në redaksinë e Albeu.com duke thënë se vendi ynë nuk i dha mundësi në jetë dhe ishte Greqia ajo që i hapi dyert.

Mesazhi i plotë i emigrantit

"Mirëdita. Une jam emigrant dhe kam gruan dhe dy femijët në Athinë që prej 20 vitesh. Dua t'i them asaj infermieres që ka sharë atë nënën që i fliste çunit greqisht që është një patriote e false. Nese do ishte mirë Shqipëria s'do ikte në Gjermani ajo.

Mua Greqia mi rriti dy djemte dhe tani janë në shkollë këtu. Vetë shteti im më la pa punë dhe u detyrova të marr malet. Tani jetoj si njeri ketu me djersen time.

T'i lenë pordhet e patriotizmit ata që thone mos i flisni greqisht fëmijëve. Une do i flas sa të dua greqisht se Greqia po mi rrit te ishte për Shqiperimë do ishim duke mbledhur kanaçe. Ju kam dh**rë mu në patriotizëm dhe nuk e dua anonim. Ylli Pirolli, Athinë"., - shkruan emigranti. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2017, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori