Ju heqim nga puna! Rama kërcënon nëpunësit publik me kontratat e ujit
Qeveria Rama po përsërit një precedent të kritikuar të viteve të mëparshme duke i kërcënuar nëpunësit publik me bukën e gojës nëse nuk kanë shlyer detyrimet me ujësjellësin dhe OSHEE-në për energjinë elektrike.

Një numër i madh nëpunësish publik kanë marrë në dorë këto ditë një formular vetëdeklarimi ku duhet të shënojnë të dhëna nëse e kanë paguar ujin e pijshëm apo jo si edhe energjinë elektrike.

Formulari është shpërndarë nga eprorët me kërcënimin se do t'i hiqnin nga puna nëse nuk i plotësonin si edhe të shkonin me vrap për të shlyer detyrimet e prapambetura nëse kishin të tilla.

Në të kundërt, punonjësit e pabindur ndaj urdhrit të udhëheqësit suprem, do të hiqeshin nga puna. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2019, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori