Jozefina Topalli sulmon ashpër Bashën: Zhduku PD! I dha Ramës mandatin e tretë
Ish deputetja Jozefina Topalli ka sulmuar ashpër kryedemokratin Lulzim Basha.

Tryeza e sotme për Reformën Zgjedhore ka nxitur reagime të shumta edhe nga ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Topalli shkruan për Bashën se është përgjegjësi që e la vendin pa opozitë, një ditë pas mbylljes së dosjes së tij penale, u ul në tavolinë me Ramën duke shtuar se marrëveshja e sotme ishte më e zezë se ajo e 17 Majit.

Reagimi i plotë:

Njeriu, qe la vendin pa opozite!

Me pis edhe se 17 Maji.

Nje dite pas mbylljes se dosjes se tij penale, LB u ul ne tavolinen e Rames.

E sotmja ishte vetem shfaqja e shemtuar publike e nje marreveshtje private e okulte, te re, te bere prej kohesh.
Dhe kjo, eshte me e zeze se ajo e 17 majit.

Ne historine 30 vjecare, pas rrezimit te sistemit diktatorial, asnje politikan, as i majte as i djathte nuk ka shitur misionin opozitar keshtu sic e ben ky.

Dhe kesaj rradhe e ben,pasi ka dorezuar e djegur mandatet e opozites, pasi i ka dhuruar gjithe bashkite kundershtarit, pasi ka nxjerr PD nga cdo perfaqesim,e pasi e ka debuar nga sistemi.
Pasi ka hedhur flake e molotov, pasi ka sulmuar aletatet tane nderkombetare , pasi urdheroi djegien e shkollave dhe shpresoi ne nje perplasje te qytetareve me njeri tjetrin…

Pasi kishte premtuar se do rrezonte Ramen, se nuk do lejonte zgjedhje me 30 qershor, pasi premtoi se do bente zgjedhje lokale e politike ne nje dite, e pastaj se do i bente me 13 tetor….dmth pasi genjeu ,sic din ta beje vetem Lulzimi….

Sot, publikisht u ul ne tavoline ( per zgjedhjet) edhe me Gjiknurin , me ate te dosjes 184, te pergjimeve te Bild !
“Revolucionin” e filloi pak dite pasi u ri aktivizu dosja e 1 milion dollareve te lobimit, dhe e mbylli sot, nje dite pas pushimit te saj si ceshtje.

Me 17 majin LB, pasi plagosi rende PD, i dha mandatin e dyte Rames;
Me pazarin e fundit, pasi e zhduku PD nga cdo institucion, i dhuroi mandatin e trete.

Kam vite qe perseris se :

Pa hequr Lulzimin nuk ik Rama.

– [ ] Ps: me poshte pjese nga disa deklarata gjate revolucionit te Lulzimit.

Shtuar më 14/01/2020, ora 20:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori