"Ishte shumë i ri me u nda nga jeta, nga familja dhe nga ëdrrat e tij..."
Ish kryetarja e Kuvendit,
Jozefina Topalli përcolli ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta e biznesmenit
Kasem Hysenbelli duke e kujtuar si një person me buzë në gaz, shumë miqësor e të komunikueshëm që mbylli sytë sot duke lënë në gjysmë ëndrrat e tij.
Mesazhi i plotë:
Po lexoj se
Kasem Hysenbelliu ka mbyllur syte pergjithmone. Nje lajm i keq per te gjithe ata qe e kane
njohur. Nje pikellim i madh per familjen e njerezit e tij te dashur. Une e kam
njohur Kasemin.
Gjithmone me buze ne gaz, shume miqesor e i komunikueshem. Ishte kurajoz ne inisjativat e tij por po aq edhe njerezor.
Kasemi ishte i thjeshte, punetor dhe suksesi ne jete nuk e ndryshoi.Mbeti i njejti ne raport me te tjeret.
Shpreh ngushellimet me te thelle familjes se tij. Ishte shume i ri me u nda nga jeta , nga familja dhe nga endrrat e tij.
Kasemi ka ditur te beje shume miq sepse nuk lidhej vetem nga interesi. Dinte te ndihmonte njerezit e te bente mire. Prandaj e donin shume dhe e respektonin. Kjo eshte nje kohe e veshtire per familjen e Kasemit . Zoti i forcofte!
Pushofte ne paqe!
Shtuar më 05/12/2020,
ora 20:08