Jozefina Topalli nuk mban më: Ja si duhet rrëzuar Edi Rama
Jozefina Topalli vazhdon të mbetet një ndër figurat themelore të së djathtës në Shqipëri.

Gjatë një interviste për Report Tv, Jozefina Topalli ka zbuluar mënyrën e vetme se si PD mund të rrëzojë Ramën nga pushteti.

Sipas Topallit djegia e mandatëve do të ishte një ndër mënyrat më ekstreme për të shembur qeverinë Rama.

Rikujtojmë që këtë version për herë të parë e ka dhënë ish-kryeministri Sali Berisha, por kjo mundësi u refuzua nga Basha dhe nga Kryemadhi, shkruan albeu.com.

"Nuk ekziston e djathta në Shqipëri, as PD, ekziston grupi i familjes të Lulzim Bashës dhe të oligarkëve të tyre.

Nëse do të donin të rrëzonin Edi Ramën në mënyrë ekstreme do ishte djegia e mandateve, por nuk ekziston opozita në Shqipëri, as PD, ka vjedhur siglën, siç ka vjedhur karrigen e kryetarit të partisë dhe detin ku ka ndërtuar pallatin"- deklaroi Topalli duke akuzuar rëndë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 08:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori