Jozefina Topalli nuk mban më, e quan Bashën "minë me sahat": Njësoj si Enver Hoxha!
"Një dështak, manipulator si Enver Hoxha!"

Ish-deputetja e PD Jozefina Topalli, ka reaguar ashpër pas videos së shpërndarë sot nga Partia Demokratike, në të cilën shfaqeshin pamjet ku i atribuonin Lulzim Bashës çdo gjë të arritur gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, që nga anëtarësimi në NATO e deri te liberalizimi i vizave.

Topalli shkruan se Basha ishte si një minë me sahat, ndaj prej skandaleve që krijonte, ia ndrronin dhe ministritë.

“Nje deshtak, manipulator si Enver Hoxha!

Keshtu manipulonte Enver Hoxha historine, per te manipuluar mendjet e njerezve.

Fshinte dhe çensuronte cdo fetyre dhe emer personaliteti nga fotoja dhe historia, per te thene se historia jam Une.

( Fotot me poshte jane ne ballkonin e Bashkise se Shkoder. E.Hoxha heq pjesëmarrësit, duke
filluar nga Gjergj Fishta).

Ne 2020 , me video ne fcb kunati ne emer te Partise qe rrezoi Partine e Enver Hoxhes ben te njejten gje.

Shiko videon me poshte!

Ky paska bere Naton, liberalizimin e vizave, ky paska sjell Bushin ne Shqiperi… Ky ka bere Tap-in; Ky marreveshtjen e stabilizim Asocimit, ky do kete themelu edhe Partine Demokratike; edhe ne 97’ ky do e kete ringritur nga hiri…

Kryeministri i kohes paska qene ne gjume gjithe kohen, kurse te tjeret paskemi qene ne planet tjeter..

Ky i ka bere te gjitha sic beri dhe tramin.

Ne fakt, me sa me kujtohet , kry nje apo dy vitesh ketij i nderronin ministrite se ishte si mine me sahat prej skandaleve qe krijonte."
Shtuar më 23/06/2020, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori