Jozefina Topalli: Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla
Pas diehjes së shkollës në Shkodër ku ishin ccuar paraprakisht materiale të cilat do të shërbenin në datën e zgjedhjeve të vendosur nga maxhoranca, ka reaguar dhe ish kreytarja e Parlamentit Jozefina Topalli.
Sipas Topallit një demokrat i vërtetë nuk djeg as mandate dhe as shkolla.Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.

Më tej Topalli shtoi se demokratët nuk kan patur frikë '97 ku lindi s ëndërr e lirisë dhe e të drejtës për të votuar.


Postimi i Topallit

Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres.
E kunderta eshte historia e ketij qyteti.
Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada.
Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.
Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.
Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.
Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.
Shqiptaret duan paqe.
3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 veteve.


Shtuar më 18/06/2019, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori