Jozefina Topalli me parti të re, Nard Ndoka e thumbon hapur: Rilindi!
Partia e re e Jozefina Topallit ka "zgjuar" opozitën herë me zëra mbështetës e herë me zëra kundër.

Një ndër opozitarët që nuk duhet i lumtur për këtë hap të Topallit, është edhe Nard Ndoka.

Pas prezantimit të partisë,"Lëvizja për Ndryshim" ish-deputeti Nard Ndoka me anë të një postimi në "Facebook" ka "thumbuar" Jozefina Topallin, duke shkruar se sot ajo ‘rilindi’.

"Sot 'rilindi' Jozefina, urime!", shkruan Ndoka.

Ish-kryetarja e Parlamentit në kohën e qeverisë Berisha, Jozefina Topalli, është rikthyer pas 7 vitesh mungesë në politikë dhe ka prezantuar sot projektin e saj më të ri, “Lëvizja për Ndryshim”, parti me të cilën Topalli do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Shtuar më 28/10/2020, ora 23:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori