Fundoset varka me emigrantë pranë Lesvos, 4 fëmijë të vdekur

Katër fëmijë të vegjël humbën jetën në një mbytje të anijes që ndodhi në orën 6 të mëngjesit, në ujërat territoriale turke pranë Lesvos.

Sipas autoriteteve greke,  skafi në të cilin ndodheshin është pikasur në kohë në ujërat territoriale turke dhe menjëherë është njoftuar roja bregdetare turke, por nuk ka reaguar.

Emigrantët ranë në det, duke rezultuar në fillimin e procesit të kërkim-shpëtimit brenda ujërave territoriale turke.

Në total u shpëtuan 22 persona. Katër prej tyre pa ndjenja. Sipas spitalit ku u gjetën të vdekur, bëhet fjalë për 1 djalë 7-8 vjeç, 3 vajza (14 vjeç, 8 vjeç e 11 muaj).


Shtuar 28.08.2023 19:57