Jozefina i bën "gropën" Bashës në Shkodër, 120 demokratë firmosin kundër tij
Pëlqej
Lulzim Basha pritet të shkojë në Shkodër në kuadër të fushatës për zgjedhjet për kreun e PD-së, por 120 demokratë kanë dalë kundër tij duke firmosuar një peticion.

Përmes peticionit ata kërkojnë të ndalet farsa me zgjedhjet në PD, të cilat sipas tyre janë të manipuluara dhe shkaktojnë përçarje në parti.

Kjo sipas tyre do të sjellë edhe asgjësimin e Partisë Demokratike.

Firmëtarët e peticionit shprehen se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatën e 25 qershorit dhe jo të justfikohet duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori