Jovanoviq: EULEX-i pa kuptim nese nuk pranohet nga shqiptaret
Pëlqej
Albeu.com
Kryetari i Partisë Liberal- Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviq ka deklaruar se plani gjashtë pikësh është "emër tjetër për Planin e Ahtisaarit", sepse ajo që parashikohet me planin e Ban Ki-Moonit është ajo që e përmban vetë plani i Ahtisaarit".Jovanoviq ka vu në dukje se tani "është e qartë se për Serbinë është jashtëzakonisht e rëndësishme ai neutralitet ndaj statusit", mirëpo më duket se është e rëndësishme që të gjendet gjuha e përbashkët me misionin EULEX në Kosovë, për shkak se para një viti me rezolutën e Tadiqit, Koshtunicës e Nikoliqit kemi qenë kundër ardhjes së misionit".

Ai ka rikujtuar se partia e tij edhe atëherë ka konsideruar se kjo është politikë e gabueshme dhe gati para dy vitesh është angazhuar për atë që Serbia të punojë në Planin e Ahtisaarit.

"Mendoj se në Kosovë nuk do të ndodh asgjë pozitive derisa nuk arrihet pëlqimi midis Beogradit e Prishtinës, por kujtoj se për momentin nuk ekzistojnë parakushte për këtë", ka thënë ai duke saktësuar se nga marrëveshja e Serbisë dhe EUELX-it nuk ka asgjë nëse shqiptarët janë kundër.

Jovanoviq ka vlerësuar se politika e jashtme e Serbisë është mbështetur mbi baza krejt të gabueshme duke theksuar se edhe "pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës", e cila vetëm e ka transformuar problemin e Kosovës, e ka njohur numri më i madh i vendeve që marrin pjesë në misionin EULEX. (rtk/albeu)
Shtuar më 26/11/2008, ora 18:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori