Jordania se shpejti do te njohe Kosoven
Albeu.com
Prishtinë - Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka zhvilluar një takim me Mbretin e Jordanisë, Abdullah, i cili i ka premtuar atij se ky vend është në koordinim me shtetin e Egjiptit, për njohjen e Kosovës.Mbreti Abdullah ka thënë se njohja nga Jordania mund të ndodh dhe veçanërisht, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje me Egjiptin. Me anë të një komunikate nga AKR-ja, bëhet e ditur se Pacolli ka informuar gjerësisht Mbretin Abudallah për zhvillimet në Kosovë dhe ka kërkuar nga ai, që Mbretëria e Jordanisë t’i bashkohet vendeve demokratike që kanë njohur tashmë Republikën e pavarur të Kosovës.

Gjatë bisedës, Mbreti Abdullah ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në drejtim të gjetjes së një zgjidhje që çon drejt një njohje të re për Kosovën. Ai ka nënvizuar faktin se vendi i tij është në koordinim me shtetin e Egjiptit, për njohjen e Kosovës. Por ai ka shtuar se njohja nga Jordania mund të ndodh dhe veçanërisht, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje me Egjiptin. Mbretëria e Jordanisë është dashur që edhe më herët të ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të njohjes së Pavarësisë Kosovës”-ka theksuar Abdullah.
Shtuar më 25/04/2009, ora 22:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori